×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përfundon mbledhja e KQZ-së. A do të shtyhen zgjedhjet në veri?

    Insajderi
    09 December 2022 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka përfunduar mbledhja urgjente e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    KQZ nuk ka dalë me ndonjë rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve në veri, duke thënë se KQZ do të njoftohet për përgatitjet e bëra, mëson Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Ndryshe, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë mbrëmë se KQZ-ja do t’i tregojë presidentes Vjosa Osmani se si është situata, e më pas ajo procedon tutje.

    “Është KQZ ajo e cila tregon se si është gjendja në terren, ajo i raporton Presidentes, e më pas presidentja i thërret partitë politike në takim dhe aty si Vetëvendosje tregojmë qëndrimin tonë. Aty zgjedhjet mund të mbahen, me Njësi Speciale të Policisë mund të mbahen dhe asgjë nuk ndodhë, askush nuk mund të bëjë asgjë”, tha Konjufca.

    Zyrtarë amerikanë kanë kërkuar që të shtyhen zgjedhjet e shpallura për 18 dhjetor, në komunën e Zvecanit, Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potok. Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ka kushte për t’u mbajtur këto zgjedhje, pas tensionimit të situatës në veri. Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është pajtuar me këtë.

    Ditëve të fundit kanë nisur incidentet në veri të vendit. Më 6 dhjetor, zyrat e komisioneve komunale zgjedhore, u sulmuan me mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore, teksa policia po shoqëronte zyrtarët zgjedhorë në këto zyra në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Incidentet kanë vazhduar edhe tri ditët e tjera.

    Që nga mbrëmë, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në pjesën veriore të vendit. Të enjten rreth orës 23:00 është plagosur një polic, pas një sulmi nga persona të armatosur në veri. 

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark