×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy vëllezërit e plagosur nga Klina nuk qëndruan në Spital – zbulohen detajet tjera

    Insajderi
    29 April 2022 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy vëllezërit e plagosur të 23 vjeçarit të vrarë mbrëmë në Klinë kanë refuzuar qëndrimin në Spital e Pejës.

    Të njëjtit janë për në shtëpi.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj.

    “Pacientët kanë refuzu qëndrimin në spital. Pas marrjes së ndihmës së parë, përkundër që mjeku dhe ekipi kujdestar kanë insistuar që ata të shtrihen në spital për 24 orë, ata kanë refuzuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Lëndime kanë pas, por kanë refuzu të qëndrojnë në spital”, ka thënë Dreshaj.

    Theksojmë se pesë persona janë ndaluar për 48 orë për rastin e vrasjes së 23-vjeçarit në Klinë dhe plagosjen e dy vëllezërve të tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark