Dy vëllezërit kosovarë merrnin nga 4000 franga për provimin e autoshkollës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vëllezërit kosovarë merrnin nga 4000 franga për provimin e autoshkollës

    Insajderi
    19 November 2016 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimi i tyre për të kaluar provimin “me garanci” provimin ishte i lartë. Për të pasur idenë rreth kësaj shume shërben shembulli i një portugezi: ai kishte paguar hiç më pak se 4000 franga, përcjell albinfo.ch! Dhe assesi nuk kishte qenë i vetëm që e kishte bërë këtë

    Por, fitimeve të dy vëllezërve u ka ardhur fundi pasi që ata kanë marrë të premten dënimin nga një gjykatë e Lozanës.

    Hetimet kanë sjellë në konstatimin se dy vëllezërit kishin hyrë në provime në datat për të cilat në Zyrën për trafikun rrugor provimet mbahen pa caktim të mëhershëm termini. Ata, thjesht, i kishin marrë me vete ftesat e falsifikuara me emrat e kandidatëve realë, transmeton albinfo.ch. Por, zyra e përmendur e ka kuptuar mashtrimin dhe ka alarmuar policinë.

    Gjykata u ka shqiptuar d vëllezërve një dënim me kusht me para, gjegjësisht me nga 60 njësi ditore. Veç kësaj, ata duhet të mbulojnë shpenzimet, rreth 6600 franga, për përgjimet e telefonave që ua ka bërë policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark