Dy trupa pa jetë janë gjetur në një vendbanim afër Pejës.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i kontaktuar nga Insajderi, e ka konfirmuar rastin.
Nikçi tha se për rastin kanë identifikuar dëshmitarë dhe se viktimave pritet t’u bëhet autopsia me urdhër të prokurorit.
“Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, prokurorja e krimeve të rënda, njësitet relevante hetimore, ku aktualisht janë duke u siguruar prova. Në vendin e ngjarjes janë identifikuar disa dëshmitarë dhe është duke u pritur Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë. Me urdhër të prokurorit, viktimave do t’u bëhet autopsia”, ka deklaruar ai. /Insajderi.org/