×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dy vite nga trazirat në Bosnjë e Hercegovinë

    Insajderi
    07 February 2016 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Protestuesit i kishin vënë zjarrin ndërtesave qeveritare dhe luftuan me policinë për shkak të zemërimit për mungesën e vendeve të punës.

    Gazi lotsjellës dhe tymi mbuluan qendrën e qytetit të Sarajevës, ku policia qëlloi me plumba gome në disa mijëra protestuesve të cilët i vunë flakën selisë së qeverisë kantonale.

    Ata gjithashtu u përpoqën të depërtonin në selinë e presidencës së vendit, por u zmbrapsën nga policia speciale me topa të ujit.

    Në qytetin e Tuzlës, që dikur ishte zemra industriale e Bosnjës veriore, gjithashtu u protestua dhunshëm gjatë mbylljes së fabrikave. Demonstruesit me gurë dhe kanë djegur selinë e pushtetit lokal dhe u përleshën me policinë.

    Rimëkëmbja e Bosnjës është mbajtur peng nga një sistem ku kërkohej ndarja e pushtetit në bazë të kuotave etnike të përcaktuara në marrëveshjen e paqes së SHBA-të që i dha fund luftës, në të cilën rreth 100 mijë njerëz humbën jetën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark