Dy vitet e qeverisjes së Kurtit, LVV i kthehet “specialistikës” së propagandës me video – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy vitet e qeverisjes së Kurtit, LVV i kthehet “specialistikës” së propagandës me video

    Insajderi
    14 February 2023 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtrembërimi aktiv i opinionit përmes videove propagandistike të Lëvizjes Vetëvendosje është kthyer tashmë në rutinë. Përmes paraqitjes selektive dhe interpretimit të anshëm të ngjarjeve, ata dolën me një video për 2 vjetorin e fitores së zgjedhjeve nacionaëe, shkruan Insajderi.

    “Dy vite më parë, Kosova është ishte në një udhëkryq të rrezikshëm”, nis videoja e LVV-së, ku fillimisht akuzohet ish-Qeveria Hoti për keqmenaxhim të situatës me Covid dhe për “numër rekord vdekjesh”, por pa përmendur edhe shifrat rekord të vdekjeve nga Covid gjatë kohës kur Ministri i Shëndetësisë ishte Arben Vitia.

    I dyti “mesazh” është, siç e quajnë ata, “ekonomia në rënie të lirë”, ndërsa akuzohet përsëri Qeveria Hoti se po ndihmonte “një grusht pronarësh të hipermarketeve”, teksa shoqërohet me pamje që supozohet të krijojnë imazh mbështetës për “tezën” e tyre.

    Përmes një logjike të tejthjeshtëzuar, Lëvizja Vetëvendosje në këtë video paraqet “fshesën” me Albin Kurti, e cila “fshiu”, siç e quajnë ata, “klubin e vjetër politik nga rrënjët e sistemit”.

    Ndonëse privatizimi ka vazhduar gjerë e gjatë edhe në qeverisjen Kurti, videoja e LVV-së, pandeh se i kanë dhënë fund privatizimit dhe monopoleve.

    Madje, klientelizmi dhe nepotizmi, përkatësisht “fundi” i tyre, proklamohet në video, derisa në vazhdimësi kjo qeveri ka qenë target i punësimeve familjare e klienteliste.

    Fjalori i Oksfordit e përkufizon propagandën si “ide ose deklarata që mund të jenë të rreme ose të ekzagjeruara dhe që përdoren për të krijuar mbështetje për një lider ose parti politike, e të tjera…”.

    Shikojeni videon propagandistike të LVV-së:

    Një shpjegim shkencor i propagandës

    Të analizojmë një tabelë e cila paraqet shkencërisht se çfarë “duhet” të përmbajë një video propagandistike për të qenë propagandistike, të botuar në “Journal of Media Literacy Education” nga Renee Hobbs dhe Sandra Mcgee.

    T’i quash me emra – përkufizimi: Marifeti për të na bërë të pranojmë një konkluzion pa konsideruar plotësisht faktet thelbësore në një rast.

    Bashkëngjitja – përkufizimi: Marifeti i përdorur për të kapur ndjenjat tona, për të na bërë të ndjekim prijësin karizmatik politik dhe të sjellim edhe të tjerët me ne.

    Përgjithësimet vezulluese – përkfuzimi: Përpjekjet për të lëkundur ndjenjat përmes përdorimit të idealeve të larta ose virtyteve, si liria, drejtësia, e vërteta, arsimi, demokracia në një mënyrë madhore.

    Valëvitje flamush – përkufizimi: Marifeti ku propagandisti përdor një simbol, si flamujt, që ne njohim dhe respektojmë.

    “Njerëz të thjeshtë” – përkufizimi: Marifeti ku propaganduesi dëshmon se ai është njëjtë sikur të gjithë ose njerëz të thjeshtë të drejtë.

    Dëshmia – përkufizimi: Më së miri e paraqitur në votën me kashtë, ky marifet përfshin arritjen e qytetarëve të thjeshtë dhe solid, por edhe liderët social dhe biznesorë që përqafojnë partinë ose kandidatin.

    Renditja e letrave – përkufizimi: Marifeti ku propagandisti qëllimisht ose joqëllimisht i vendos letrat kundër fakteve./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark