Dy zgjedhjet e vështira ekonomike të BE në 2022 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Op-Ed
  • Lajme / Botë

    Dy zgjedhjet e vështira ekonomike të BE në 2022

    Insajderi
    30 December 2021 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Alexander Privitera

    Edhe para se Omicron të minonte planet e qeverive europiane për një rikthim gradual drejt normalitetit, viti 2022 do të ishte sfidues për “Kontinentin e vjetër”. Çështja më urgjente lidhej me masat e jashtëzakonshme monetare dhe fiskale të autoriteteve për të luftuar ndikimet socio-ekonomike të pandemisë.

    Çdo vendim për vendim për ruajtjen, heqjen apo modifikimin e këtyre masave duhej ndërmarrë me kudes për të mos rikthyer në shina negative ekonominë e vendeve të BE-së që është ende duke u përpëlitur drejt rimëkëmbjes së plotë. Tani, Omicron u shfaq dhe ai e bën të ardhmen më pak optimiste.

    Për vendimmarrësit e politikave monetare do të jetë thelbësore që të kuptojnë nëse ndikimi i variantit të ri të Covid në ekonomi do të rrisë, apo ulë presionet inflacioniste. OECD ka paralajmëruar se zinxhiri global i furnizimit mund të çrregullohet edhe më tej si pasojë e Omicron. Varianti i ri mund të vonojë rimëkëmbjen, madje edhe të ndalë në stanjacion ekonomitë më të mëdha të europës.

    Gogoli mban emrin inflacion

    Komisioni Europian rishikoi me rritje parashikimet për inflacionin minimal, nga 2 në 2.2 për qind. Ky nuk është niveli ku Banka Qendrore Europian të mund t’i prishet gjumi i natës. Megithatë, fakti që disa vende, si Gjermania presion një inflacion shumë më të lartë se kaq e ndërlikon shumë situatën. Prania e inflacionit të lartë në vende të caktuara të hapësirës së monedhës së përbashkët mund të vështirësojë politikat monetare të BQE-së dhe përpjekjet e saj për ta mbajtur nën kontroll inflacionin.

    Shqetësimi tjetër është se në fund të 2022, vendet e BE do të duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë me paktin e stabilitetit dhe rritjes, që është udhërrëfyesi fiskal i BE-së i pezulluar deri në vitin 2023 për shkak të Covid.

    Mbështetja fiskale, edhe përmes Fondit të Rimëkëmbjes të BE, ashtu edhe nga qeveritë e vendeve anëtare kanë qenë baza e vendimmarrjeve që kanë shmangur pasojat më negative për ekonomitë europiane. Vetëm në Eurozonë, deficiti në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ra nga 0.5 për qind në 2019 në thuajse -7 për qind në 2020.

    Në itali, deficiti për këtë vit parashikohet që të jetë rreth 10 për qind. Në 2022, qeveria italiane parashikon që ky deificit të bjerë rreth 5.5 përqindëshit. Ky projeksion bazohet në skenarin e një rritje të fortë të ekonomisë.

    A ka vdekur pakti i rritjes dhe stabilitetit?

    Çdo përpjekje për një zbatim strikt të këtij pakti do të përplasej me realitetin në terren, jo vetëm në Itali. Në shumë vende anëtare të BE-së, por edhe brenda vetë Komisionit Europian e konsiderojnë këtë pak si të vdekur. Prandaj nuk është çudi që brenda Presidencës franceze të BE-së të bëhet një propozim për ndryshimin e tij.

    Ecuria e këtyre bisedimeve do të ketë pasoja edhe për politikat monetare. Së pari, BQE ka absorbuar shumë borxhe të emëtuara nga qeveritë e vendeve anëtare të Eurozonës si kundërpërgjigje ndaj Covid dhe pasojave të tij. Pjesë të këtij borxhi do duhet të rifinancohen në një të ardhme jo fort të largët, pavarësisht përpjekjeve për zgjatjen e afateve të tyre të maturimit.

    Në rol thelbësor për të ardhmen e këtij pakti do të ketë qëndrimi që do të mbajë qeveria e re gjermane. Sinjalet e dhëna nga Berlini deri më tani nuk flasin për ndryshim. Koalicioni trepartiak ka rënë dakord që të mos e heqë këmbën nga frenat e rritjes së borxhit, të paktën deri në vitin 2023, kur do të prezantohet një plan i ri, pra kur përfundon edhe strategjia aktuale e stabilitetit dhe e rritjes.

    Prandaj, pavarësisht progreseve modeste në frontin ekonomik, në 2022 për Europën do të jetë e vështirë që të mbajë këtë ritëm. Menaxhimi i rimëkëmbjes do të jetë një mision i vështirë nën rrethanat e reja, përfshi këtu Omicron.

    E thënë më thjesht, në 2022 Europa do të jetë përballë dy zgjedhjeve të vështira në fushën ekonomike. E para, të flakë tutje paktin e stabilitetit dhe rritjes, që kufizon vendet anëtare në marrjen e borxhit dhe nivelet e deficitit buxhetor dhe e dyta t’i qëndrojë këtij pakti.

    Mundësitë që të ndodhë tani për tani duken të pamundura. Kjo për shkak se ekonomitë e shumicës së vendeve të BE-së do të binin menjëherë në rastin më të mirë në stanjacion dhe në rastin më të keq në recesion nëse do të ndalonin stimujt financiarë e fiskalë edhe përmes kreditimit.

    Shënim: Autori është drejtor i Cështjeve Europiane në Commerzbank AG


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark