Autoritetet në Prishtinë kanë pezulluar dy zyrtarë të Policisë në Mitrovicën e veriut, pas vizitës së drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të enjten në veri të Kosovës, mëson Radio Evropa e Lirë.
Të pezulluarit nga detyra janë zëvendës komandanti i policisë në Mitrovicën e veriut, Goran Zhivkoviq dhe shefi i operativës, Milija Milosheviq.
Zyrtarë të Policisë i kanë deklaruar Radios Evropa e Lirë se dy zyrtarët e pezulluar kanë refuzuar zbatimin e urdhrit për arrestim të drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq në rast të paraqitjes në Mitrovicën e veriut edhe pse kishte një ndalesë.
Dy zyrtarët e policisë janë pezulluar për 48 orë./REL