Bora e që ka rënë gjatë dy ditëve të fundit ka shkaktuar shumë vështirësi në komunikacionin rrugorë ndërsa, si pasoj e kësaj gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 127 aksidente.
Sipas policisë së Kosovës 27 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa të tjerat vetëm me dëme materiale.
Zyrtarit për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për Insajderin se të gjitha rrugët janë të kalueshme me përjashtim të magjistrales së Pejës për të cilën thotë se ende nuk ka informacione të konfirmuara.
“Gjendja e rrugës janë të gjitha të kalueshme, vetëm për magjistralen e Pejës nuk mund të konfirmoj nëse është e kalueshme apo jo pasi nuk kam informata deri më tani për atë pjesë, por zakonisht në atë pjesë ka probleme më të mëdha në raste të tilla”, tha Bajrami Krasniqi. /Insajderi.com