Roja Bregdetare italiane tha se të paktën 45 emigrante vdiqën në aksident dhe më shumë se 2 mijë të tjerë u shpëtuan. Autoritet paralajmërojnë një rritje të fluksit të emigrantëve që ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm në Mesdhe.
Rreth 14 mijë vetë u shpëtuan gjatë kësaj jave, pas mbytjes së 3 anijeve, sipas të dhënave të organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Rojës Bregdetare. Sipas të mbijetuarve dhe dëshmitarëve qindra persona mund të jenë mbytur edhe pse nuk ka ende një shifër zyrtare të viktimave. Roja Bregdetare tha se moti më i ngrohte dhe ujërat e qeta kishin ndikuar në rritjen e numrit të refugjatëve që niseshin drejt Europës nga Libia.
Emigrantët, shumica e të cilëve nuk dinë të notojnë e as nuk kanë jelekë shpëtimi, paguajnë mijëra dollarë për udhëtimin. / Top Channel