×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Dyshime për dhunë ndaj dy të rinjve nga Njësia Speciale, IPK nis hetimet

    Insajderi
    14 May 2024 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës është duke i hetuar dyshimet se disa pjesëtar të Njësisë Speciale kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj dy të rinjve që janë ndaluar gjatë një kontrolli në veturë.

    Insajderi kishte raportuar të dielën pretendimet e B.V prindit të njërit nga viktimat. Ai hedh akuza ndaj Policisë së Kosovës për keqtrajtim të djalit të tij. Ai ka ofruar edhe fakte nga lëndimet trupore që i janë shkaktuar atij nga policët.

    IPK ka konfirmuar për Insajderin se ka nisur hetimet paraprake në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, pas ankesës që dy të rinjtë kanë bërë të hënën.

    Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, IPK ka pranuar Ankesën në fjalë dhe rasti është duke u trajtuar në fazën e hetimit paraprak në koordinim me Prokurorin e Shtetit, në varësi të të gjeturave ankesa do të procedohet sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e IPK’së.

    Prindi pretendon që policia ia sulmoi djalin, dërgon foto e lëshon akuza kundër tyre

    Prindi i djalit ka deklaruar për Insajderin se policët janë sjell si “kauboj” duke ia drejtuar edhe revolen në kokë duke i maltretuar e rrahur.

    Ai thotë se pasi kanë përdorur dhunë fizike ndaj tyre, nuk i kanë dërguar në spital por i kanë dërguar në paraburgim.

    Pram rreth orës 01 pas mesnate në rrugën “Fatbardhe Gega” në Prishtinë e ndalojnë makinen BMë me targa …. fm dhe shofer R.I pasagjer E.V pas kontrollit i gjejnë një brisk. E.V pas maltretimit që i bëjnë kaubojt polic duke e detyru të bjen ne gjuj dhe ja vnu revolen në kokë për ta egzekutu dhe pas dhunësshtazarake që perdorin ndaj tina e dërgojn në mbajtje ku nuk i ofrojnë as ndihmë mjeksore pas lëndimeve të marra i lartcekuri dërgohet në mbajtje për 48 or dhe policët e stacionit në Ferizaj cuditen se pse për një brisk të udhzohet ne mbajtje dhe kaq shumë dhunë t’përdorur ndaj tyne“, tha babai i djalit për Insajderin.

    Ai ka ofruar edhe fakte pas ekzaminimeve mjekësore që i ka bërë djalit, shihet se ndaj tij është përdorur dhunë, pasi ka lëndime të rënda trupore, në kokë dhe në një dhëmbë të thyer.

    Faktet të cilat i shihni në foto ne kem familjar polic të Kosovës ku gjatë dhunës i permendin duke i than ti je nipi ketina atina dhe kjo i bie si lloj hakmarrje nga policet e njrsh- se kurse personi shoferi i cili s’ka azgja të kunderligjshme dhe nuk posedon asgja me veti se lajnë as me kontaktu me familje as me avokat i bam llom dhamin e thym e shihni në raport lëndime të rënda trupore pa asni arsye për me mbulu pisllakun e vet e thirrin një patroll e gjoja se ka ba drifta (majtas djathtas) me makinë dhe e denojnë po edhe sikur t’kish ba drifta edhe aksident a duhet te rrehen në mënyrë shtazarake dhe t’ju thuhet nga polici kauboj se të mbaj në mend nga shkolla, uluni me guj i detyrojn mu u ulë se do ju egzekutojmë. cka është kjo sjellje, cka është qellim i ktyre policve a ka shtet ky vend a ka organe të drejtësis apo jemi akoma ne kohën e srebrenicës..!“, thute në deklaratën e tij B.V.

    “Ne momentin kur janë rrahur nga policët, kanë qenë me duar të lidhura”, ka thënë tutje prindi B.V

    Ai tutje ka thënë se lidhur me rastin të hënën do të paraqitete në Inspektoratin Policor të Kosovës për të raportuar dhunën ndaj djalit të tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark