Insajderi
Lajme

Dyshime për nepotizëm në komunën e Bali Muharremajt: E rehatoi kushëririn në Gjimnaz, ndërsa e largoi Doktorin e Shkencave

Insajderi
11 March 2026 - 14:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshime për nepotizëm në komunën e Bali Muharremajt: E rehatoi kushëririn në Gjimnaz, ndërsa e largoi Doktorin e Shkencave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast nepotizmi po dyshohet të ketë ndodhur në Komunën e Suharekës, më saktë në Drejtorinë për Arsim. Në qendër të këtij skandali është Dr.sc, Astrit Sahitaj, veteran i luftës dhe mësimdhënës me 25 vite përvojë, i cili është larguar nga Gjimnazi “Jeta e Re”, për t’i bërë vend kushëririt të kryetarit të Komunës.

Përvec Astrit Sahitaj, edhe babai i tij ishte mësimdhënës. Megjithatë, kjo traditë dhe tituli i tij akademik nuk kanë mjaftuar. Ai tashmë është lënë vetëm me 3 orë mësim në gjimnaz, ndërsa pjesa tjetër e normës i është caktuar në fshatin Budakovë.

Për të përmbushur normën e mbetur, Sahitaj detyrohet të ndrrojë dy linja autobusi Sopijë-Suharekë dhe Suharekë-Budakovë, një sfidë që po konsiderohet si ndëshkim i qëllimshëm nga ana e administratës komunale.

Përderisa veteran i arsimit dërgohet në skajet e komunës, dokumentet tregojnë se norma e tij në Gjimnazin “Jeta e Re” i është plotësuar Shpat Muharremajt.

Sipas denoncimit, Muharremaj është kushërirë i kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, fakt ky që ngre dyshime të forta për favorizim familjar.

Ndërkohë, Sahitaj ka ndjekur rrugët zyrtare për të kërkuar djretësi, ankesa e tij po zvarritet nëpër zyrtat e administratës komunale pa asnjë zgjidhje.

Lidhur me rastin, Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga kryetari Bali Muharremaj dhe drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani, por të njëjtit kanë zgjedhur të heshtin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark