Insajderi
Insporti

Dyshime se Trump ndërhyu tek shefi e FIFA’s për anulimin e kartonit të kuq të Balogun

Insajderi
06 July 2026 - 10:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshime se Trump ndërhyu tek shefi e FIFA’s për anulimin e kartonit të kuq të Balogun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump dyshohet se ndërhyu në polemikat rreth kartonit të kuq të Folarin Balogun në Kupën e Botës, duke telefonuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për të kërkuar rishikim të vendimit të diskutueshëm në fitoren e raundit të 1/32 kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kështu ka raportuar Fox News me burimet e saja, e cila thotë se nuk dihet se çfarë i tha saktësisht Trump Infantinos, të cilin presidenti i 45-të dhe i 47-të e ka quajtur “lider të madh në sport” dhe mik, përcjell Insajderi.

Sulmuesi i SHBA’së, i cili ka shënuar tre gola në këtë Kupë Bote, përfshirë një para kartonit të kuq në ndeshjen e raundit të 1/16-ave, është lejuar të luajë për ndeshjen e ardhshme.

Gazeta Athletic, e cila raportoi për herë të parë statusin e lojtarit të Balogun të dielën, vuri në dukje se një pjesë e kodit disiplinor të FIFA-s thoshte: “organi gjyqësor mund të vendosë të pezullojë plotësisht ose pjesërisht zbatimin e një mase disiplinore”.

FIFA konfirmoi se pezullimi i Balogun ishte për një periudhë prove prej një viti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark