Insajderi
Lajme

Dyshimet për blerje dhe vjedhje të votës në Mitrovicë, Prokuroria nis hetimet

Insajderi
14 October 2025 - 16:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshimet për blerje dhe vjedhje të votës në Mitrovicë, Prokuroria nis hetimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mediat lokale në Mitrovicë kanë raportuar për keqpërdorim të votës në këtë komunë. Sipas raporteve, konkretisht në fshatin Shipol, dyshohet se ka pasur blerje të votave, madje edhe vjedhje të votës.

Gazetari Shkumbin Kajtazi ka bërë të ditur se hetimet kanë nisur dhe se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë një zyrtar i Vetëvendosjes (VV).

“Pikapat 01 dhe 05 janë kapur nga kamerat dhe do të zbardhet së shpejti skema. Hajnat te mos flejnë të qetë. Me emra kemi me ju zbulu”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka deklaruar për Insajderin se janë duke grumbulluar informacione lidhur me këto dyshime.

“Në këtë fazë, ajo që mund të them është se kemi nisur grumbullimin e informacioneve. Të shohim tash se çka do të del lidhur me këto dyshime”, ka thënë ai për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark