×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshimet për korrupsion masiv – Martin Berishaj në intervistim disa orësh nga Prokuroria Speciale

    Insajderi
    29 March 2024 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njeriu i fuqishëm i Lëvizjës Vetëvendosje, ambasadori Martin Berishaj, është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

    Intervistimi është duke u zhvilluar tash e disa orë, kanë treguar burime të Insajderit.

    Berishaj është emri më i përfolur i Vetëvendosjës për përfshirje në afera korruptive.

    Aferat e tij kanë tejkaluar moti kufijtë e Kosovës. Kanë prekur Serbinë e Slloveninë.

    Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilin fillimisht u raportua nga mediat atje.

    Vitin e kaluar, mediat sllovene shkruajtën për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj.

    Një televizion slloven, Planet TV, kishte raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, Berishaj.

    Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar, tregonte se në xhirollogarinë e MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj.

    Pronari i vetëm i kompanisë MB Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.

    Në raportimet e medies sllovene, Berishaj dyshohej se ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.

    Në lidhje me këto akuza, ambasadori i Kosovës e kishte shkruar një status të gjatë në Facebook, ku kishte provuar që t’ju jepte përgjigje akuzave që i qëndrojnë mbi kokë, ndonëse shkrimi i tij vetëm se e kishte zgjeruar edhe më shumë mjegullnajën rreth rastit.

    Po ashtu Berishaj po hetohet edhe për raportim të rremë të pasurisë.

    Ky hetim kishte nisur muaj më parë nga Agjencia Kundër Korrupsionit, duke bërë të ditur se është dorëzuar edhe një një kallëzim penal në prokurori.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark