Insajderi
Lajme

Dyshimet për manipulim me vota, Prokuroria nis hetimet edhe në Gjilan

Insajderi
03 February 2026 - 10:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshimet për manipulim me vota, Prokuroria nis hetimet edhe në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe në komunën e Gjilanit kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.

“Jemi në procesi të intervistimit, nuk mund të ndajmë detaje të tjera një herë rreth rastit”, tha ai shkurt për Klan Kosova.

Ndryshe, deri më tani në Prizren, Mitrovicë e Malishevë ka pasur komisionerë të arrestuar e të ndaluar lidhur me dyshimet për ‘dallaveret’ me vota.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në Podujevë, Pejë e Obiliq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark