Insajderi
Lajme

Dyshimet për manipulim të votave – ndalohet edhe djali i Nait Hasanit

Insajderi
23 January 2026 - 11:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshimet për manipulim të votave – ndalohet edhe djali i Nait Hasanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ndërmarrë sot një operacion në rajonin e Prizrenit, që ka çuar në ndalimin e disa personave të dyshuar për manipulim të votave.

Siç ka mësuar Insajderi, në mesin e të ndaluarve është edhe djali i Nait Hasanit, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka qenë komisioner.

Përveç tij, janë ndaluar edhe dhjetëra komisionerë të tjerë.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark