Insajderi
Insporti

​Dyshimet për racizëm, Mourinho paralajmëron ashpër lojtarin e tij

Insajderi
02 March 2026 - 11:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Dyshimet për racizëm, Mourinho paralajmëron ashpër lojtarin e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i Benficas, Jose Mourinho, ka bërë një kthesë të papritur në qëndrimin e tij lidhur me akuzat për racizëm ndaj yllit të Real Madridit, Vinicius Jr, duke deklaruar se karriera e Gianluca Prestianni-t nën drejtimin e tij do të përfundojë nëse shpallet fajtor.

Pas kritikave të ashpra nga emra si Ëayne Rooney dhe Clarence Seedorf, të cilët e akuzuan Mourinhon se po arsyetonte abuzimin duke pretenduar se Vinicius “provokon” kundërshtarët, 63-vjeçari u shpreh se nuk do të tolerojë asnjë lojtar që shkel parimet e klubit.

Ai theksoi se, ndonëse beson te prezumimi i pafajësisë, nëse hetimet vërtetojnë se 20-vjeçari argjentinas ka përdorur terma racistë gjatë ndeshjes së Champions League, ai nuk do ta llogarisë më kurrë në skuadrën e tij.

Ky ndryshim toni vjen pas një reagimi fillestar mjaft polemik, ku Mourinho mbrojti Benfican duke përmendur legjendën Eusebio dhe sugjeroi se incidentet ndodhin kudo ku luan Vinicius Jr.

Aktualisht, Prestianni mbetet nën hetim zyrtar pas akuzave se e ka fyer me baza racore brazilianin menjëherë pas shënimit të golit të vetëm të ndeshjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark