×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dyshimet për vrasjen e Nysret Gubetinit- Flasin familjarët e tij

    Insajderi
    11 January 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nysret Gubetini 65 vjeçar, mbrëmjen e kaluar u gjet i vdekur në shoqatën e të shurdhëve në Mitrovicë.

    Gubetini i cili ka ushtruar detyrën e kryetarit në këtë shoqatë, sipas prokurorisë dyshohet të jetë vrarë me mjete të mprehta.

    Prokuroria deklaroi se vrasja është e dhunshme, ndërsa ekspertit mjeko-ligjor që ka dalur në vend ngjarje, hodhi dyshimet e para se vdekja ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë.

    Lidhur me rastin Gazeta Insajderi ka kontaktuar me vajzën e të ndjerit, Albina Gubetinin.

    Ajo ka thënë se deri më tani nuk kanë ndonjë person të dyshuar pasi babai i saj nuk kishte probleme me askënd.

    “Fatkeqesisht, nuk kemi dyshime te dikush. Hiç hala kurgjo nuk po dina si familjar, ai probleme nuk ka pas me askend”, tha vajza e Gubetinit.

    I kontaktuar nga Insajderi ka qenë gjithashtu vëllai i tij, Mehmet Gubetini. Edhe ai pohoi se viktima nuk ka pasur probleme.

    I njëjti shtoi se policia ka intervistuar katër persona nga shoqata.

    “Probleme nuk ka pas me kërkon. Por e di që policia i ka intervistu nja katër persona prej shoqatës me ditë nëse ka pas problem me ta”, pohoi ai për Insajderin.

    Ndërkaq, djali i dajës së tij, Vegim Sylejmani tha se ai ka qenë shumë puntorë dhe person i qetë.

    “Çka ia ka pa syri ia ka punu dora. Ka qenë djalë i urtë e i sjellshëm. Herën e fundit që e kam pa kemi qeshë bashkë shumë, që dy muaj ka dalë në pension dhe tash ndodhi kjo tragjedi në familje”, tha ai për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark