Insajderi
Botë

Dyshohet për copa metali, hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani

Insajderi
26 June 2026 - 18:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet për copa metali, hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prodhuesi i njohur i ëmbëlsirave Ferrero ka tërhequr nga tregu një seri të caktuar të kekëve me Nutella në Gjermani, pasi ekziston mundësia që ato të përmbajnë fragmente metalike, të cilat mund të shkaktojnë lëndime ose rrezik mbytjeje gjatë konsumimit.

Sipas kompanisë, tërheqja prek vetëm kekët me Nutella të shitur në furrat e bukës brenda supermarketeve dhe hipermarketeve gjermane në periudhën 16–25 qershor 2026. Produktet e tjera të Nutella-s dhe seritë e tjera të këtyre kekëve nuk preken nga ky problem, raporton Bild.

Ferrero ka bërë të ditur se konsumatorët nuk mund ta identifikojnë lehtësisht serinë e prekur, pasi kekët shiten pa paketimin origjinal. Për këtë arsye, kompania u bën thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë asnjë kek me Nutella të blerë gjatë kësaj periudhe.

Shitësit kanë larguar menjëherë produktet e prekura nga raftet, ndërsa klientët mund t’i kthejnë ato në pikën ku i kanë blerë dhe të marrin rimbursimin përkatës.

Ferrero ka vënë në dispozicion edhe shërbimin e saj të kujdesit për konsumatorët për çdo pyetje lidhur me këtë tërheqje


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark