×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dyshohet për dhunë ndaj gruas, Reuters shkruan për rastin e Akil Gjakovës

    Insajderi
    17 April 2024 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ka shkruar për rastin e xhudistit kosovar Akil Gjakova, i dyshuar për dhunë në familje.

    Policia e Kosovës të martën ka kërkuar nga qytetarët që të japin informacione rreth Gjakovës i cili ndodhet në arrati.

    Lajmi është transmetuar edhe në mediat e huaja. Reuters teksa jep lajmin për shpalljen në kërkim të Akil Gjakovës, kujton sukseset e shumta të xhudistit kosovar.

    “Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e sportistit të xhudos Akil Gjakova, i cili akuzohet për dhunë në familje, tha policia të martën.

    “Policia e Kosovës po kërkon nga të gjithë qytetarët që kanë informacion për vendndodhjen e të dyshuarit që ta lajmërojnë stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e policisë së bashku me fotografinë e Gjakovës, pa dhënë më shumë informacione për akuzat. Mediat lokale thanë më herët se gruaja e tij kishte bërë një kallëzim në polici.

    Gjakova, 28 vjeç, ka fituar 62 medalje në xhudo, duke përfshirë gjashtë të arta, që nga viti 2011 në gara të ndryshme ndërkombëtare dhe ishte caktuar të merrte pjesë në Lojërat Olimpike Paris 2024”, thuhet në artikullin e Reuters.

    Federata e Xhudos së Kosovës tha se kishte qenë në kontakt me Gjakovën dhe besonte në pafajësinë e tij, duke thënë se ai ishte jashtë vendit dhe do t’i dorëzohej autoriteteve kur të kthehej.

    Tutje Reuters përmend edhe rastin e djeshëm të vrasjes së një gruaje në Pejë nga i dyshuari, bashkëshorti i saj.

    “Urdhër-arresti i Gjakovës vjen pasi vendi i vogël ballkanik u trondit kur një burrë vrau gruan e tij të martën, menjëherë pas një femicidi tjetër të premten e kaluar kur një bashkëshort vrau ish-gruan e tij.

    Presidentja e vendit Vjosa Osmani shpalli të mërkurën ditë zie”, shkruan Reuters.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark