Insajderi
Lajme

Akil Gjakova ndalohet nga Prokuroria për 48 orë në mbajtje

Insajderi
17 April 2024 - 08:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Akil Gjakova ndalohet nga Prokuroria për 48 orë në mbajtje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Insajderi merr vesh që Prokuroria Lumturie Hoxha, mbrëmë pas intervistimit ka vendosur qe ta ndaloi xhudistin Akil Gjakova për 48 orë në mbajtje.

Xhudisti Akil Gjakova i është dorëzuar mbrëmë Policisë së Kosovës, pasi i njëjti u shpall si person në kërkim si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Insajderi ka raportuar se ai ka hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Morinë.

Sipas këtyre burimeve, një patrullë policore nga Peja ishte nisur për në atë drejtim, për ta shoqëruar xhudistin Gjakova në stacionin në Pejë, ku edhe pritet të intervistohet.

Gjakova u lajmërua edhe në rrjetet sociale, pasi që u shpall i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjakova kishte shpërndarë reagimin e Federatës së Xhudos së Kosovës, ku thuhet se ata besojnë në pafajësinë e tij.

“Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë”, thuhej në njoftimin e federatës ndër të tjera.

Insajderi raportoi ekskluzivisht për rastin e Gjakovës. Raportimet e Insajderit mund t’i gjeni më poshtë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark