Insajderi
Lajme

Dyshohet për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjykata ia ndalon të dyshuarit afrimin te Komuna e Prishtinës dhe Agjensionit Kadastral të Kosovës

Insajderi
14 October 2026 - 17:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjykata ia ndalon të dyshuarit afrimin te Komuna e Prishtinës dhe Agjensionit Kadastral të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit N.A., ndaj të cilit rëndojnë dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, zbulim të fshehtësisë zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Në vend të paraburgimit, gjykata ka caktuar masa sigurie ndaj të dyshuarit, përfshirë ndalimin për t’iu afruar Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës në një distancë prej 200 metrash. Këto masa do të jenë në fuqi për një muaj, nga 13 tetori deri më 13 nëntor 2026.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë ndaj të pandehurit N.A.

Prishtinë, 14 Tetor 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit N.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe veprës penale Marrja e ryshfetit.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, përmes Aktvendimit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, si të pa bazuar dhe ndaj të pandehurit N.A. ka caktuar masën e sigurisë Ndalimi për të iu ofruar vendit apo personit të caktuar, e cila masë të pandehurit iu është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke u llogaritur nga data 13.10.2026 deri më datë 13.11.2026.

Obligohet i pandehuri N.A. që në largësinë prej 200 (dyqind) metra të mos i ofrohet vendit respektivisht vendit të punës Komunës së Prishtinës, si dhe Agjensionit Kadastral të Kosovës. Mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurit do të zëvendësohet me masën e paraburgimit.

Gjykata ka urdhëruar masën Paraqitja në stacionin policor ndaj të pandehurit N.A., e cila masë do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar nga data 13.10.2026 deri më dt.13.11.2026. Gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit, nëse i pandehuri nuk respekton masën e shqiptuar. Me rastin e vendosjes, Gjykata konstatoi se me masat e lartcekura tani për tani do të arrihet që procedura penale të zhvillohet e pa penguar. Detyrohet Policia e Kosovës të verifikojë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mos respektimit të saj, të informojnë gjyqtarin e procedurës paraprake të kësaj gjykate.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark