×
  • Lajme
  • Lajme

    “E rrit shpejtësinë dhe bën aksident për të përfituar …”, dyshohet që shkaktoi 19 aksidente me vetura që kishte marrë me qera, arrestohet 23 vjeçari

    Insajderi
    18 December 2024 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 23 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka shkaktuar aksidente të shumta me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave.

    Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari tek rrethrrotullimi që të dërgon në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj me veturë ka shkaktuar aksident komunikacioni rrugor dhe ka raportuar se janë lënduar edhe dy bashkudhëtarët e tij.

    “Me datën 17.12.2024 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Njësia e Komunikacionit Rrugor ka pranuar informata se personi G.B ( M/K) i moshës 23 vjeç, me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e  veturave. Ai dyshohet se me datën 08.12.2024, tek rreth rrotullimi që të dërgon në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj me veturë ka shkaktuar aksident komunikacioni rrugor dhe ka raportuar se janë lënduar edhe dy bashkudhëtarët e tij”, thuhet në njoftim.

    Tutje sipas njoftimit bëhet e ditur se hetuesit rajonal nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë zgjeruar hetimet dhe në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë në vendin e aksidentit të raportuar, dyshohet se qëllimisht shoferi e rritë shpejtësinë e veturës, duke e goditur një veturë tjetër.

    “Gjatë zhvillimit të hetimeve, hetuesit rajonal kanë siguruar të dhënat shtesë se i dyshuari G.B në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor, 10 prej tyre në rreth rrotullime dhe kryesisht si viktimë ( i lënduar) i rasteve, ndërsa edhe dy persona tjerë (pasagjerë), në disa raste të këtyre aksidenteve dyshohet se kishin inskenuar rastet se janë lënduar. I dyshuari në të gjitha rastet kishte përdorur veturat, të cilat i kishte marrë me qira”, thuhet në njoftim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark