Dyshohet se disa ushtarë serbë e kaluan kufirin me Kosovën, policia po e interviston qytetarin që e lajmëroi rastin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se disa ushtarë serbë e kaluan kufirin me Kosovën, policia po e interviston qytetarin që e lajmëroi rastin

    Insajderi
    17 February 2024 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, një qytetar gjatë kalimit në fshatin Bervenik në komunën e Podujevës dyshohet se ka hasur në forca serbe.

    Një qytetar ka raportuar se gjatë kalimit në këtë fshat, në pikën e KFOR-it në Bervenik, ka parë forca serbe ku i kanë drejtuar armën në momentin që është parë.

    Gazeta Insajderi merr vesh se qytetari që e lajmëroi rastin tash është në vendin e ngjarjes duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.

    Siç merr vesh Insajderi, ata po kërkojnë versionin e tij, se si e ka parë ai ngjarjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark