×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se ngacmoi seksualisht 27 studente- Prokuroria nis hetimet ndaj Xhevat Krasniqit

    Insajderi
    12 April 2024 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    27 studente në Fakultetin e Mjekësisë e kanë denoncuar për ngacmim seksual profesorin e Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqin.

    Ndaj tij tani kanë nisur edhe hetime nga prokuroria e policia.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj i ka thënë Insajderit se kanë autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

    “Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Në këtë fazë nuk mund të ndajmë informata të tjera me ju”, ka deklaruar Ulaj.

    Shkarkimin e Krasniqit po e kërkojnë tash e disa javë studentë të UP-së ndërkohë që po zhvillohen protesta kundër tij.

    Madje, protesta e djeshme u përcoll edhe me tensione, përderisa po mbahej mbledhja e Këshillit të Etikës ku po diskutohej pikërisht çështja në fjalë.

    Ndërkohë sot Universiteti i Prishtinës doli me një sqarim për media. Ata thanë se po kërkojnë kohë për trajtimin e rastit meqenëse pretendohet të ketë ndodhur para 1 viti e gjysmë.

    Të njëjtit deklaruan se “Këshilli vlerëson që nuk ka as vend dhe as arsye për dramatizim të situatës”./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark