Insajderi
Insajderi

Dyshohet se një 27 vjeçar ka kryer vetëvrasje në Deçan

Insajderi
01 June 2022 - 15:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 27 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në komunën e Deçanit, më konkretisht në fshatin Carrabreg.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, i cili tha se i njëjti është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Sot 06.01.2022 rreth orës 06:30 të mëngjesit policia është informuar se në fshatin Carrabreg Komuna e Deçanit se një person është pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Policia është duke vazhduar me hetimet, me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar për Oduksion”, ka thënë Rugova për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark