Insajderi
Lajme

Dyshohet se plagosi nënën e tij, IPK rekomandon suspendimin e policit në Prishtinë

Insajderi
04 October 2024 - 17:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se plagosi nënën e tij, IPK rekomandon suspendimin e policit në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative policore.

Pasi që në rast dyshohet se është përfshirë një zyrtar policor janë njoftuar menjëherë edhe hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Bazuar në veprimet  fillestare hetimore në këtë rast është  lënduar një person nga shkrepja e armës. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore”, njofton IPK.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark