Insajderi
Lajme

Dyshohet se planifikoi ta vrasë dikë, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi

Insajderi
25 June 2026 - 15:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se planifikoi ta vrasë dikë, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë ndaj E.H, për veprën penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.

Sipas aktakuzës, i dyshuari E.H, për shkak të mosmarrëveshjeje që ka pasur me një person tjetër, M.D, ka planifikuar privimin nga jeta të këtij të fundit.

”Sipas aktakuzës, E.H dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet tij dhe të dëmtuarit M.D., kishte planfikuar privimin nga jeta të të dëmtuarit, duke përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, koordinim lidhur me mënyrën, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës, si dhe sigurimin e armës që do të përdorej për realizimin e saj”, thuhet në njoftim.

Komunikata:

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj E.H, për veprën penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”

Prishtinë, 25 qershor 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj të pandehurit E.H, për veprën penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.

Sipas aktakuzës, E.H dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet tij dhe të dëmtuarit M.D., kishte planfikuar privimin nga jeta të të dëmtuarit, duke përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, koordinim lidhur me mënyrën, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës, si dhe sigurimin e armës që do të përdorej për realizimin e saj.

Prokurori i çështjes ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtorë dhe ndaj tij të shqiptohen sanksionet e parapara me ligj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark