×
  • Sport
  • Sport

    Dyshohet se prindërit e ish-futbollistit Alban Bushit kanë vdekur në një aksident në Greqi

    Insajderi
    30 October 2024 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë humbur jetën në një aksident prindërit e trajnerit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi.

    Sipas burimeve të Top Channel, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias.

    Fugoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi.

    Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjeçari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjeçare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.

    Mësohet se dy viktimat janë prindërit e Alban Bushit, ish futbollistit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, aktualisht trajner i Kombëtares U-21.

    Alban Bushi është ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili ka shënuar 14 gola me skuadrën kuqezi. Ai tashmë është trajneri i Kombëtares U-21 që nga viti 2016, i cili i ka drejtuar Shpresat në 58 takime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark