Policia e Kosovës, njoftoj se në Shtime, është arrestuar një person për sulm, kanosje dhe dhunë në familje.
Rastin në polici e ka paraqitur një grua, e cila ka raportuar se ka qenë viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj.
“Më datën 07.05.2026, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj. Viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. I dyshuari, mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje”.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore