Dyshohet se Trump ka ndarë informacione sekrete me rusët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dyshohet se Trump ka ndarë informacione sekrete me rusët

    Insajderi
    16 May 2017 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat raportojnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpalosur informacione të klasifikuara me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një takimi javën e kaluar, duke rrezikuar potencialisht një burim të inteligjencës për Shtetin Islamik.

    Shtëpia e Bardhë i mohoi akuzat, që u publikuan nga Washington Post, Reuters dhe media të tjera, ndërsa demokratë dhe republikanë të Kongresit e cilësuan zbulimin e mundshëm të informacioneve si “shqetësues, të rrezikshëm dhe të pamatur”.

    Mediat, duke cituar zyrtarë anonimë, thanë se informacionet që Trump ia ka përcjellë Lavrovit dhe ambasadorit rus në SHBA, Sergei Kislyak, gjatë takimit më 10 maj, janë siguruar nga një partner i SHBA-së, përmes një marrëveshjeje shumë të ndjeshme për shkëmbimin e informacionit./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark