Dyshohet se u përgatit të kryente vrasje në Fushë-Kosovë, Gjykata merr një vendim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se u përgatit të kryente vrasje në Fushë-Kosovë, Gjykata merr një vendim

    Insajderi
    07 December 2024 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë dje, pasi i njëjti dyshohet se ishte përgatitur për të kryer vrasje, ndërsa ishte prezantuar si person zyrtar. I dyshuari Remzija Bejic dyshohet se ka planifikuar vrasjen e një qytetareje të Republikës së Kosovës kinse e njëjta është duke punuar kundër interesave të shtetit të Kosovës.

    I dyshuari po ashtu përmes mashtrimit ka tentuar te bëje shitjen e aseteve/ pronave jashtë shtetit të Kosovës konkretisht ne shtetin e Malit te zi.

    E Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit R.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Përgatitja e veprës penale Vrasje’,  ‘Prezantimi i rremë si person zyrtar’ dhe veprën penale ‘Mashtrimi’.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.B, ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark