U paraqit rrejshëm si agjent i AKI-së e dyshohet për planifikim të vrasjes dhe vepra tjera- Insajderi sjell emrin dhe detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U paraqit rrejshëm si agjent i AKI-së e dyshohet për planifikim të vrasjes dhe vepra tjera- Insajderi sjell emrin dhe detaje

    Insajderi
    06 December 2024 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    NHP Prishtinë me datë 26.09.2024 ka pranuar informacion se i dyshuari, që sipas burimeve të Insajderit është Remzija Bejic, dhe nga data 03.09.2024 në vazhdimësi ishte duke u prezantuar si zyrtar i lartë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) me qëllim të përfitimit dhe mashtrimit të qytetarëve të Republikës se Kosovës.

    Si dhe njëherit i dyshuari Remzija Bejic dyshohet se ka planifikuar vrasjen e një qytetareje të Republikës së Kosovës kinse e njëjta është duke punuar kundër interesave të shtetit të Kosovës.

    I dyshuari po ashtu përmes mashtrimit ka tentuar te bëje shitjen e aseteve/ pronave jashtë shtetit të Kosovës konkretisht ne shtetin e Malit te zi.

    Pas veprimeve hetimore te ndërmarra në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe AKI-së, sot me datë 05.12.2024 është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari Remzija Bejic ne Fushë Kosovë si dhe është bastisur banesa ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacione të ndryshme në emër te personave tjerë.

    Pas intervistimit i dyshuari i rastit Remzija Bejic me aktvendim të Prokurorit të Shtetit Armend Hamiti është ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes.

    Remzija Bejic në foto:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark