
Policia ka njoftuar se është arrestuar një person sot në Zveçan pasi dyshohet për vjedhje.
Ai dyshohet se ka vjedhur: bojlera, kabllo, televizorë dhe gjësende të tjera.
Me datën 14.04.2025 rreth orës 18:45, në Stacionin Policor Zveqan është raportuar rasti “Vjedhje” ku sipas ankuesit në shtëpinë e tyre në ndërtim e sipër ishin vjedhur: Kabllo elektrike, 3 (tri) kutia elektrike të metalta, 2 (dy) bjolera, 2 (dy) televizorë dhe gjësende tjera.
“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Zveqan me datë 15.04.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, (H.B), 41 vjeç. Arrestimi është kryer mbi bazë të dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara që e lidhin të dyshuarin me rastin e raportuar, e i cili gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën penale duke deklaruar se gjësendet i ka marrë si kompensim i një borgji në vlerë prej 600 € që ia kishte ankuesi”, njoftoj policia, shkruan Insajderi.