×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dyshohet se vodhi shtëpinë e një zyrtari të AKI’së, arrestohet një person- policia jep detaje

    Insajderi
    25 February 2024 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Prizren për vjedhje. Nga ajo çka u raportua në media, i arrestuari dyshohet se ka vjedhur shtëpinë e një zyrtari të AKI’së.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqit Bytyçi, ka thënë për Insajderin se i dyshuari dje ka vjedhur armën dhe disa dokumente personale ndaj zyrtarit.

    “Pas disa veprimeve operative-hetimore hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit kanë arrit që të identifikojn dhe arrestojnë të dyshuarin,  për të cilin dyshohet se dje ka shtepin e nje zyrtari në Prizren, ka vjedhur armën zyrtare dhe disa dokumente personale”, thuhet në njoftim.

    “I dyshuari është intervistuar dhe ka pranuar veprën,pas intervistimit me vendim  prokurorit është ndaluar për 48 orë”.

    “Disa nga gjësendet e vjedhura janë gjet ndërsa arma ende është duke u kërkuar nga hetuesit”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark