×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E anëtarësoi Kadri Veseli ne PDK, Alban Hyseni i VV-se e bën drejtoreshë

    Insajderi
    12 March 2024 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Herolinda Murati-Leka është emëruar drejtoreshë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, ku po udhëheq Alban Hyseni i Vetëvendosjes. Njoftimi u bë i ditur sot. Mirëpo, Murati-Leka para hiç më larg se gati pesë vitesh, ajo ishte prurje e Kadri Veselit, atëkohë kryetar, në PDK.

    Me nder dhe privilegj u shpreh Murati-Leka për pozitën e re. Ajo para një ore njoftoi se është bërë drejtoreshë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit. Bashkë me njoftimin, ajo bashkëngjiti një foto me Alban Hysenin e VV’së, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Nderë dhe privilegj të shërbej si Drejtoreshë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit. Faleminderit për besimin i nderuar Alban S. Hyseni”, thuhet në postimin e saj.

    Mirëpo, Murati-Leka përpara pesë vitesh ishte anëtarësuar si “profesioniste e re” në PDK gjatë kohës sa po udhëhiqej nga Kadri Veseli. Për ardhjen e saj kishte njoftuar vetë Veseli, duke prezantuar kualifikimin akademik të saj.

    “Herolinda Murati-Leka, kandidate për doktoraturë në ekonomi dhe Artan Sallauka, fizioterapeut, dy të rinj plot perspektivë, sot iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës”, deklaronte Veseli.

    “Herolinda është nga Gjilani dhe punon si konsulente financiare. Kurse, Artani jeton dhe punon si fizioterapeut në Zvicër. Me profesionistë të shumtë që çdo ditë po na bashkohen, ne do të ndërtojmë një Kosovë ku të rinjtë nuk na ikin, por qëndrojnë këtu, krijojnë familjen, rrisin fëmijët dhe punojnë këtu”, përfundonte postimi I Veselit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark