Insajderi
Lajme

E bën të ditur Sveçla/ Spiunazhja e intelegjencës ushtarake ruse ndalohet të hyjë në Kosovë

Insajderi
06 August 2022 - 20:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E bën të ditur Sveçla/ Spiunazhja e intelegjencës ushtarake ruse ndalohet të hyjë në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Spiunazhja e inteligjencës ushtarake ruse, Daria Aslamova sot është ndaluar të hyjë në Kosovë, shkruan Insajderi.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se ky tentim i hyrjes së saj në Kosovë e dëshmon qartë se ka për qëllim destabilizimin e vendit.

Sveçla tha se Aslamova ka tentuar të hyjë në Kosovë, një javë pas tensioneve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri, duke përmendur edhe sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve policorë në Liqenin e Ujamanit.

“Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tone”, shkroi Sveçla.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark