E braktisi kur mësoi se në burg i kishte shkuar modelja e njohur, a qëndron Laert Haxhiu pas tritolit në banesën e së dashurës së vet? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E braktisi kur mësoi se në burg i kishte shkuar modelja e njohur, a qëndron Laert Haxhiu pas tritolit në banesën e së dashurës së vet?

    Insajderi
    30 September 2025 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur në lagjen “Gafur Muço” në Lushnjë, ku objektiv ka qenë banesa e nënës së Klea Gjatës, shtetases Shaqe Gjata.

    Policia e Lushnjës ka ngritur dyshime të forta se shkak i vendosjes së tritolit mund të jetë bërë mosmarrëveshjet e lindura mes Klea Gjatës dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, me të cilin vajza raportohet se është ndarë.

    Divorci mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut ka ndodhur sapo vajza nga Lushnja ka mësuar se një modele nga Kosova e quajtur Ziza Pajaziti, ka frekuentuar në takim special në burgun e Drenovës të dashurin e saj.

    Pas zbulimit të tradhtisë, Klea Gjata, ka refuzuar takimet e mëtejshme në burg me Laert Haxhiun, duke çuar në një konflikt të vazhdueshëm me të, raporton gazetari Elton Qyno, për Ora News.

    Sipas burimeve të Policisë së Tiranës, kjo pistë dhe ky konflikt mund të jetë bërë shkak për vendosjen e tritolit në banesën ku jeton nëna e Klea Gjatës, e cila fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime nga shpërthimi I tritolit.

    Kujtojmë se emri i Klea Gjatës doli në media si e dashura besnike e Laert Haxhiut, kur njëri nga anëtarët Artan Tafani shfaqi pendësë dhe tregoi për Prokurorinë e Elbasanit, disa nga krimet e kryera nga banda e Laert Haxhiut.

    Pas dëshmisë së tij, organi i akuzës urdhëroi arrestimin e Klea Gjatës për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, e cila ka qëndruar 6 muaj në burg dhe njëherësh ju sekuestrua një automjet tip “Benz”, me të cilin lëvizte herë pas here Laert Haxhiu, gjatë kohës kur ishte në kërkim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark