×
  • Sport
  • Sport

    E BUJSHME! Roma arrinë marrëveshje me yllin e Lyon

    Insajderi
    14 April 2023 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Roma godet në merkato. Verdhekuqtë kanë arritur të djegin konkurrencën me klubet angleze dhe të firmosin me mesfushorin algjerian Houssem Aouar. Këtij të fundit i skadon kontrata me Lyonin në fund të sezonit dhe është i lirë të vendosë vetë të ardhmen.

    Pavarësisht mohimeve nga ana e Thiago Pintos, mediat pranë verdhekuqve konfirmojnë se palët kanë rënë dakord për të firmosur një kontratë 5-vjeçare, nga e cila Aouar do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.

    Mesfushori 24-vjeçar është rritur te Lyoni, ku ka luajtur rreth 175 ndeshje dhe ka shënuar 35 gola. Ai tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, por francezët nuk hoqën dorë, duke kërkuar shifra të larta për kartonin e tij.

    Megjithatë në fund Aouar do të largohet si futbollist i lirë dhe duket se destinacioni i ri do të jetë “Olimpico”, aty ku Jose Mourinho po e planifikon si titullar në skuadrën e sezonit të ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark