×
  • Lajme
  • Lajme

    E çuditshme: Lajçaku e takon të sanksionuarin e SHBA-së, Milorad Dodik

    Insajderi
    13 April 2024 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Republikës Srpska të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, përkundër se është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar për veprimet e tij ultra-nacionaliste dhe kundër marrëveshjes së Dejtonit, ishte mysafir i Forumit Ekonomik i Delfit sivjet në Greqi që u mbajt në datat 10-13 prill.

    Ai përveç kësaj u takua edhe me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, si dhe drejtoreshën menaxhuese për Europën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Europian të Jashtëm në Bruksel, Angelina Eichhorst.

    Sipas një njoftimi të Dodikut në X, ai atje ka folur për situatën në rajon, si dhe “rrugën europiane” të Bosnjës.

    “Diskutova situatën aktuale politike në rajon, si dhe rrugën europiane të BeH pas hapjes së negociatave të anëtarësimit, në takime të veçanta në Delphi me Angelina Eichhorst dhe Miroslav Lajcak. Kjo ishte një mundësi tjetër për mua për t’u përcjellë atyre pikëpamjet e qarta të Republika Srpska për ngjarjet në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Dodik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark