Sara Hoxha, blogere e njohur shqiptare, u bë edhe më e popullarizuar përmes lidhjes së saj me Ledri Vulën.
Dyshja tashmë janë bërë prindër për herë të parë, derisa në profilet e tyre po zënë vend imazhe të vajzës, Poem Blu.
Ndërkaq, pas lindjes Sara ende po sjell fotografi të ndryshme, teksa njihet edhe për stilin e veçantë në paraqitjet e saj.
Shqipe.Closet në një postim në rrjetin social Instagram ka grumbulluar shumën që ajo ka shpenzuar, në vetëm një veshje ditore.
Çmimi ka kaluar deri në 4.430 euro, derisa çmimin më të lartë e posedon unaza e markës ‘Cartier’, ndërsa kushton rreth 3.450 euro.
Përkundër shumës që ka shpenzuar, bukuroshja brune është parë tejet atraktive, duke u komplimentuar shumë nga fansat.
Sidoqoftë kësaj, vlen të përmendet se ajo dhe Ledri kanë bërë të ditur lidhjen e dashurisë vitin e kaluar, ndërsa tashmë ndajnë edhe një vajzë së bashku.