Cardi B postoi një selfie tërësisht nudo, por shpejt e fshiu fotografinë mëngjesin pas ndejës së ditëlindjes, shkruan The Sun.
Ylli ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të ditët e fundit me ish-bashkëshortin e saj, Offset.
Cardi B shokoi fansat kur me fytyrën plot makijazh u shtri në krevat dhe publikoi foto topless mëngjesin e së martës.
Reperja e hitit “WAP” i kishte flokët e lidhura nga ndeja që e kishte organizuar një natë më parë. Imazhi është marrë menjëherë nga fansat e saj.
Pasi e postoi dhe e fshiu foton nudo, Cardi B reagoi përmes rrjetit Twitter, e cila tha se vetëm do të hajë mëngjes dhe do niset për në festë dhe nuk do ta mendojë atë.
“Nuk do ta mendoj atë, është çfarë është. Ajo ndodh, në dreq, nuk është as hera e parë”, shkroi ajo.
Madje, reperja shtoi “Dikur isha mbretëresha e striptisit, sidoqoftë. Oh Zot i madh”.
E gjithë kjo erdhi pas një nate të çmendur me Offset dhe miqtë e tyre në një klub striptisi. Cardi B kishte mbushur një kuti me para në ndejë dhe ua hidhte stripristeve.