×
  • Lajme
  • Lajme

    E denoncoi rrejshëm 17 herë një person kinse ka kryer vepra penale, policia jep detaje nga arrestimi në Fushë Kosovë

    Insajderi
    25 May 2024 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin që ka bërë para dy ditëve në Fushë Kosovë.

    I njëjti përmes telefonit dhe aplikacionit “Lajmëro Policinë” ka denoncuar rrejshëm 17 herë një burrë, kinse ka kryer vepra penale.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

    “NGACMIMI /LAJMËRIMI APO KALLËXIMI I RREMË – Fushë Kosovë  07.01/23.05.2024 – Koha e panjohur. I dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimë mashkull kosovar, kinse ky i fundit ka kryer vepra penale. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark