Ditë më parë ndërroi jetë një prej humoristëve më të mirë shqiptar, Rasim Thaçi-Cima.
Ai gjatë karrierës së tij i dha shumë skenës së artit, duke numëruar shumë role e skeçe humoristike që do mbesin përherë në memorien e publikut.
Humbjen e tij po e përjeton rëndë vajzë e tij, këngëtarja Adelina Thaçi e cila e ka kujtuar babain e ndjerë edhe në një postim që ka bërë së fundi në Instagram.
Adelina publikoj një nga skeçet e tij, teksa bashkangjitur vendosi një ’emoji’ të mërzitur.
Cima ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare pas infektimit me Covid-19.