Piloti i Formula 1, Fernando Alonso është ndarë nga e dashura e tij mahnitëse Lara Alvarez, pas një marrëdhënie e cila zgjati një vit.
Gazetarja spanjolle u shfaq për ta konfirmuar ndarjën, pasi u pa të hënën në Madrid pa unazën e saj të fejesës, njofton e përditshmja angleze Daily Mail, raporton Insajderi.
Çifti po mendonte martesën në muajt e ardhshëm, ne një ceremoni për rrethin e ngushtë në Dubai ose Ishujt Maldive.
Fernando Alonso dhe gazetarja 34 vjeçare ishin lidhur në vitin 2014 dhe duket se kanë vendosur që t’I japin fund lidhjës së tyre përfundimisht. /Insajderi.com