×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lëndohen tre policë përgjatë operacionit të arrestimit në veri

    Insajderi
    13 June 2023 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre zyrtarë të Policisë së Kosovësjanë lënduar përgjatë operacionit të arrestimit në Mitrovicën e Veriut.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, duke thënë se tre nga ta kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

    “Mund të konfirmojmë se sot më datë 13.06.2023, në komunën  Mitrovicë Veri,  Policia e Kosovës ka arrestuar  një person të dyshuar për disa vepra penale. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një (1) zyrtar policor. Pas  operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar me ç’rast 2  zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë poashtu. Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë”, njoftoi ajo.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se

    serbi i arrestuar në veri është Milun Milenkovic – Llune për të cilin thotë se është pjesë e “Mbrojtjes Civile.

    Ai bëri të ditur se i arrestuar është njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

    “Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, deklaroi Sveçla. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark