Një burrë ka raportuar se në Pejë një i dyshuar i mitur e ka sulmuar me thikë duke e goditur në dorë dhe në këmbë. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, raporton Insajderi
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, për rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, nën dyshimin se me thikë ka sulmuar viktimën mashkull kosovar duke e goditur në dorë dhe në këmbë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë.