×
  • Lajme
  • Lajme

    E hodhën viktimën nga makina, arrestohen dy persona për rastin e rrëmbimit në Prishtinë

    Insajderi
    24 May 2024 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar dhe janë kryer bastisje në dy lokacione pas rrëmbimit të një personi në Prishtinë.

    Lajmi u konfirmua sot edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

    “Zyrtarët policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën rrëmbim.

    Arrestimi i të dyshuarve: A. K..mashkull, 18 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës dhe Y. S. .mashkull, i mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ardhur si rezultat i një pune intenzive hetimore, të cilën zyrtarët policor e kanë nisë menjëherë pas denoncimit të rastit”, thuhet në njoftim.

    Sipas Policisë, gjatë bastisjeve është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë) e cila dyshohet se është përdorur në rast.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark