Insajderi
Showbiz

E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën

Insajderi
04 June 2026 - 16:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në eventin e Taynës në Prizren për albumin “Genesis” nuk ka munguar as Olta Gixhari.

Ish-opinionistja e Big Brother Kosova në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, ka folur rreth këtij formati nëse do të jetë sërish.

Ajo është pyetur edhe për Leonora Jakupin, me të cilën ka qenë së bashku në edicion të katërt, por që pas mbarimit u hoqën nga rrjetet sociale.

Kjo ka lënë të kuptohet që nuk ka raport të mirë mes tyre dhe se miqësia ka marrë fund.

Megjithatë, Olta nuk ka hezituar të flasë për të e ka dhënë lëvdata të mëdha.

“Patjetër që do të doja një sezon me Leonorën. është një zonjë, një grua shumë e mençur, një grua shumë e fortë dhe një artiste shumë e mirë”, u shpreh ajo.

Më pas me ironi shtoi rreth pjesës së Instagramit, asaj që nuk ndiqen: “Nuk jemi folloë ne, jo nuk e besoj, s’e besoj”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark